Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve të pranishëm në Kuvend, tha se paga mesatare në Kosovë pritet të kalojë mbi 1 mijë euro në muaj.
Kurti deklaroi se paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, ndërsa me rritjen ekonomike, sipas tij, do të vazhdojë edhe rritja e pagave në sektorin publik.
“Punëtorët, paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, me rritjen ekonomike do të vazhdojë edhe rritja e pagave në sektorin publik, ku paga mesatare sipas pritjeve të tanishme do ta kalojë shumën prej 1 mijë eurosh në muaj. Raporti ndërmjet pagës më të ulët dhe asaj më të lartë është përmirësuar, nga 20 me 1 sa e patëm gjetur, në 4 me 1”, tha Kurti.
Ai premtoi po ashtu pagën e 14-të për punëtorët e sektorit publik.




