Mandatari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti me të nisur seanca e jashtëzakonshme, u ftua ta prezantojë ekspozenë e tij dhe kabinetin qeveritar.
Ai foli për “sukseset” e njëjta dhe premtimet e njëjta, si në fillim të vitit.
“Të nderuar deputetë, nuk do të kem ekspoze të re realisht, ngaqë këto zgjedhje të reja vetëm sa na e kanë ndërprerë qeverisjen e njëjtë”, tha ai.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin me zgjedhjen e Kujtim Shalës së LDK-së dhe Tanja Vujeviqit të Listës Serbe si nënkryetarë.
PDK-ja dhe Aleanca nuk morën pjesë në atë seancë. PDK-ja tha se e pezullon kandidaturën e Vlora Çitakut – pasi LVV-ja is refuzoi atë të premten për të ia pranuar sot – deri në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Zyrtarë të partive tjera parlamentare thanë se LVV-ja e zvarriti konstituimin e Kuvendit deri sot, me qëllimin që afati kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të përfundojë në kohën e përshtstshme për t’i çuar zgjedhjet e reja në fund të dhjetorit, kur mërgimtarët zakonisht vijnë në Kosovë për pushime.







