Pasaporta e Kosovës ka shënuar rezultat mobiliteti prej 91 në raportin e shtatorit për pasaportat, ndërsa qasja globale është vlerësuar në 46 për qind.
Sipas të dhënave të raportit, mbajtësit e pasaportës së Kosovës mund të udhëtojnë në 54 destinacione pa vizë, ndërsa në 33 destinacione kanë qasje përmes vizës në mbërritje ose procedurave të lehtësuara. Për katër destinacione kërkohet autorizim elektronik udhëtimi, ndërsa për 107 destinacione kërkohet vizë paraprake.
Në Evropë, qasja totale e pasaportës së Kosovës arrin në 84.8 për qind, me 39 vende të arritshme pa vizë.
Në renditjen globale, Kosova pozicionohet në vendin e 101-të, ndërsa në renditjen evropiane renditet e 47-ta nga 47 vende.
Të dhënat historike të raportit tregojnë se rezultati i mobilitetit të pasaportës së Kosovës ka ndryshuar ndër vite. Në vitin 2023 ishte 57, në 2024 u rrit në 93, ndërsa në 2025 ishte 92. Në vitin 2026, rezultati është 91.
Raporti përfshin edhe të dhëna për renditjen e mikpritjes, reciprocitetin e vizave, mbulimin sipas rajoneve, kohëzgjatjen e qëndrimit dhe procedurat e veçanta të hyrjes./kp/







