Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se kanë marrë vendim që nesër në seancën konstituive të Kuvendit, të votojnë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit.
Ndërkohe, deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku këto veprime të VV-së i ka parë të kuadër të tentimit që të shkohet në zgjedhje gjatë dimrit, duke përmendur datën 27 dhjetor.
“Tash vendosi VV me i votu nënkryetarët e partive tjera. Qysh kam thënë tash e dy muaj, këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje në dimër. Datën që e kanë përmendur, 27 dhjetorin, e kanë përcaktu me vendimin e sotëm. 60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për me mbërri te data që e kanë planifikur. Parti që e shkel Kushtetutën tri herë vetëm për me mbërri te një datë zgjedhjesh. Parti që nuk e don stabilitetin. E don kaosin. Keni me marrë fund politikisht. Populli nuk ka me jua harru këto lojëra me shtetin”, ka shkruar Ermal Sadiku në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.




