TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mediat botërore raportojnë për “Marshin për Liri”: Mijëra njerëz morën pjesë

by Teve1
44 minuta ago
1
A A
Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin: Ishin rreth 100 mijë

Të shtunën në Prishtinë është zhvilluar “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Ky organizim u bë vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Marshi u zhvillua në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, ku në skenë u mbajtën fjalime, derisa sheshi ishte mbushur me njerëz, ngjashëm si rrugët që çojnë drejt tij, si sheshi Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti.

Lidhur me këtë, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare. Reuters i ka kushtuar një artikull Marshit, ku thuhet se pjesëmarrës ishin mijëra qytetarë, ku u panë flamuj tek valëviten dhe pankarta.

Artikull Marshit i ka kushtuar edhe The Washington Post, ku po ashtu theksohet se, protestuesit në u mblodhën në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi tre ish-luftëtarëve të tjerë, dhe se, pjesëmarrës ishin mijëra njerëz.

Po ashtu, për marshin e sotëm ka raportuar edhe AP, ku edhe aty, bëhet e ditur se, mijëra njerëz u tubuan të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së.

AP shton se, protestuesit mbushën një nga sheshet qendrore të kryeqytetit, ndërsa shumë prej tyre mbanin flamuj kuq e zi shqiptarë. Portretet e katër ish-luftëtarëve të UÇK-së janë vendosur në të gjithë qytetin, së bashku me një orë gjigante dixhitale që numëron mbrapsht kohën deri në momentin kur gjykata në Hagë do të shpallë të mërkurën aktgjykimet e saj. Një pankartë e madhe shkruante: “Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm”.

Artikull i ka kushtuar edhe France24,  ku njoftohet se, , duke brohoritur “UÇK”, protestuesit mbanin fotografi të katër ish-luftëtarëve, të shoqëruara me mbishkrimet: “Çlirimtarët, kthejini në shtëpi” dhe “Kosova po pret.” Për marshin, artikuj të ngjashëm kanë shkruar edhe Washington Times, dhe, Bloomberg.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet kontrabandimi i specave nga Serbia

Parandalohet kontrabandimi i specave nga Serbia

Djali i Thaçit, Endriti: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Djali i Thaçit, Endriti: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

“Marshi për Liri”, mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së në Hagë

“Marshi për Liri”, mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën