TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

by Teve1
36 minuta ago
0
A A
BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) u ka bërë thirrje sindikatave anëtare, punëtorëve të sektorit publik e privat dhe familjeve të tyre që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili mbahet nesër, më 12 shtator, nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

BSPK, përmes një komunikate për media, ka theksuar se ky marsh nuk lidhet me politikën e ditës, por me kujtesën historike dhe dinjitetin shoqëror.

Sipas BSPK-së, lufta e UÇK-së ishte e lidhur ngushtë me rezistencën e punëtorëve, minatorëve, mësuesve, studentëve dhe familjeve kosovare gjatë viteve të represionit.

“Vend të veçantë në këtë histori ka Lëvizja Studentore e 1 tetorit 1997, kur studentët e Universitetit të Prishtinës dolën paqësisht për të drejtën për arsim dhe u përballën me dhunën e policisë serbe. Shumë prej tyre, pak muaj më vonë, iu bashkuan UÇK-së e disa nuk u kthyen më në auditorë. Prandaj studenti, punëtori dhe luftëtari i përkasin së njëjtës vijë të rezistencës për liri”, thuhet në komunikatë.

BSPK ka deklaruar   se respekton shtetin e së drejtës dhe të drejtën për gjykim të drejtë e të paanshëm, po thekson se drejtësia duhet të mbështetet vetëm në prova dhe përgjegjësi individuale, pa rishkruar karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së.

BSPK u ka bërë thirrje sindikatave dhe zyrave regjionale që të ndihmojnë në organizimin e pjesëmarrjes dhe ka kërkuar që marshi të zhvillohet qetë, me rend dhe dinjitet.

“Punëtorët e Kosovës do të jenë në shesh jo si palë politike, por si pjesë e një populli që lirinë nuk e mori dhuratë”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë

Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën