Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar para mediave në Kuvendin e Kosovës se ajo që po ndodh në vend gjatë dy viteve të fundit është “pengmarrje e Republikës së Kosovës”.
“Kjo çka po ndodh dy muajt e fundit, dy vitet e fundit, është pengmarrje e Republikës së Kosovës. Nëse vitin e kaluar e kemi pasur temën se kush do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, mandej kush do të zgjidhet president i vendit, dhe tash e kemi temën se kush mund të bëhet nënkryetar i Kuvendit, është vetëm një eufemizëm për atë që Republika e Kosovës është marrë peng. Unë mendoj që kjo situatë është serioze”, tha Hoxhaj.







