Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugët rajonale, nacionale dhe autoudhët e Kosovës.
Sipas Bashës, ky vendim ka qenë në fuqi gjatë periudhës së temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore nga dëmtimet që shkaktohen nga qarkullimi i mjeteve të rënda në kushte të tilla.
Postimi i plotë
NJOFTIM
Dje e kam shfuqizuar Vendimin e marrë në fillim të sezonës verore për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugët rajonale, nacionale dhe autoudhë.
Ky Vendim ka qenë në fuqi gjatë periudhës së temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore nga dëmtimet që shkaktohen nga qarkullimi i mjeteve të rënda në kushte të tilla.
Falënderoj personalisht Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm gjatë gjithë kësaj periudhe, si dhe të gjithë qytetarët dhe operatorët për respektimin e vendimit dhe mirëkuptimin e treguar.







