Huthët kanë marrë kontrollin e qytetit të rëndësishëm të Detit të Kuq, ak-Makha (Mocha), dhe po i afrohen ngushticës strategjike Bab al-Mandeb, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre burime të paidentifikuara nga qeveria jemenase.
Nuk pati konfirmim zyrtar nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht.
Huthitët po i afrohen kontrollit të plotë të qyteteve të tjera bregdetare që ndodhen përgjatë ngushticës, ndërsa përpiqen të marrin nën kontroll të gjithë bregdetin e Detit të Kuq të Jemenit, thanë burimet.
Gjatë javës së kaluar, luftimet janë përshkallëzuar në të gjithë Jemenin, duke u përhapur përtej kufirit të vendit në Arabinë Saudite, ku grupi i mbështetur nga Irani ka synuar instalimet e naftës dhe ka plagosur dhjetëra njerëz.



