Xhiroja e parë e fazës së ligës në edicionin 2026/27 të Ligës së Kampionëve do të përmbyllet sonte me gjashtë përballje interesante, ku në fushë do të zbresin disa prej emrave të mëdhenj të futbollit evropian.
Programi i mbrëmjes nis në orën 18:45, me dy ndeshje. Fenerbahçe do ta presë Romën, në një duel interesant mes dy skuadrave me ambicie të mëdha në garën elitare evropiane, ndërsa PSV do të përballet me Shakhtarin.
Katër përballjet e tjera janë paraparë të zhvillohen në orën 21:00.
Bayern Munihu do të luajë para tifozëve të vet kundër Bodo/Glimtit, në një nga përballjet më tërheqëse të mbrëmjes, ndërsa Manchester Unitedi do ta nisë aventurën evropiane me ndeshjen ndaj Sabahut.
Vëmendje të veçantë pritet të tërheqë edhe Como – RB Leipzig, me skuadrën italiane që synon të shkruajë një kapitull të ri në debutimin e saj në garën më prestigjioze për klube në Evropë.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Slavia Prague do të përballet me francezët e Lensit.
Ndeshjet e sotme njëkohësisht do ta përmbyllin xhiron e parë të fazës së ligës, e cila është zhvilluar gjatë tri ditëve, duke sjellë përballje të mëdha dhe rezultate interesante në startin e një tjetër edicioni të Ligës së Kampionëve.
Në program janë këto ndeshje:
18:45
Fenerbahce – Roma
PSV – Shakhtar
21:00
Bayern Munchen – Bodo Glimt
Como – Leipzig
Manchester United – Sabah Baku
Slavia Praga – Lens




