Të paktën edhe gjashtë shtëpiza pushimi janë rrënuar të mërkurën pranë Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin-Potokut.
Sipas mediumit lokal “Zubin Potok INFO”, objektet ndodhen në zonën e Përroit të Medvegjës.
Ato gjenden në anën e kundërt të liqenit nga hapësira ku ishin kryer rrënimet e mëparshme.
Sipas medies në fjalë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u kishte dërguar, në gusht, disa pronarëve kërkesë për “lirimin e pronës”.
Objektet e përfshira në kërkesë ishin vulosur dhe rrethuar me shirit më 23 korrik, me urdhër të këtij dikasteri.








