Aleanca përfundimisht nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Partia që udhëhiqet nga Ardian Gjini e ka marrë këtë vendim pasi ka mbajtur mbledhjen e kryesisë.
Kryetari Ardian Gjini ka deklaruar se janë dakorduar që të mos marrin pjesë në seancën e thirrur për konstituimin e legjislativit të vendit.
“Jemi dakordu mos me marrë pjesë në seancën e nesërme”, ka thënë Gjini pas mbledhjes së kryesisë.
Sipas tij, vendimi për të bojkotuar seancën është një mesazh për institucionet dhe qytetarët.
“Mendojmë që po fyehet Kuvendi, po fyehen deputetët, po fyehet Kosova, po fyehen qytetarët e Kosovës. Edhe një herë, në këtë seancë nuk do të marrim pjesë. Ajo që e pret Kosovën është patjetër një referendum në Gjykatën Kushtetuese, të cilën duhet me e dakorduar me dy parti të tjera, të cilat, po i themi, që ende janë në opozitë. Nuk duhet të jemi gjallë në opozitë, ne nuk do të jemi, as parti të tjera nuk do të jemi, por deri sot janë në opozitë. Duhet të dakordohemi me ta edhe t’i referohemi Gjykatës Kushtetuese, për shkak se nuk kemi rrugë tjetër sot përpos kësaj komunikim”, tha Gjini.







