TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla dënon nderimet për Mlladiqin: Kjo është tallje me Evropën

by Teve1
3 muaj ago
0
A A
Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dënuar ashpër nderimet shtetërore dhe ushtarake që, sipas saj, iu bënë në Beograd ish-komandantit serb të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, Ratko Mlladiq.

Përmes një reagimi, Gërvalla ka kritikuar pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë në ceremoninë e organizuar pas vdekjes së Mlladiqit, duke përmendur ministrat e Mbrojtjes, Kulturës, Investimeve Publike dhe Drejtësisë, si dhe përfaqësues të tjerë politikë e diplomatikë.

Ajo ka veçuar ministrin e Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiq, duke thënë se një zyrtar që mbështet nderimet për një person të dënuar për gjenocid nuk duhet të ulet në tryeza ku diskutohet për drejtësinë.

Gërvalla i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos tolerojë më, siç shprehet ajo, veprimet e Serbisë lidhur me glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e gjenocidit.

“Bashkimi Evropian nuk duhet të vazhdojë të jetë i shurdhër dhe i verbër ndaj Serbisë”, ka shkruar Gërvalla, duke shtuar se toleranca ndaj Beogradit ka bërë që Serbia të mohojë hapur gjenocidin dhe të nderojë personin e dënuar për kryerjen e tij.

Sipas saj, ndërsa në Bruksel diskutohet për sundimin e ligjit dhe Kapitullin 23 të negociatave, në Beograd organizohen nderime për një person të dënuar për gjenocid.

Gërvalla e ka cilësuar ceremoninë si “akt të hapur të rehabilitimit politik të një ideologjie kriminale” dhe ka thënë se nderimi i Mlladiqit është “fyerje ndaj viktimave” dhe “përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare”.

“Viktimat kurrë nuk duhet t’i harrojmë. Kurrë!”, ka përfunduar reagimin ministrja në detyrë e Drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymeri: Me Kurtin në Qeveri nuk do të ketë gaz amerikan

Ymeri: Me Kurtin në Qeveri nuk do të ketë gaz amerikan

Ymeri: Masat emergjente në energji pa efekt, reduktimet pa asnjë llogari

Ymeri: Masat emergjente në energji pa efekt, reduktimet pa asnjë llogari

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje, dëmi ndaj bizneseve arrin në rreth 200 mijë euro

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje, dëmi ndaj bizneseve arrin në rreth 200 mijë euro

Qorrolli: Brukseli po e trajton Kosovën me logjikën e Luftës së Ftohtë

“InfoNata” 26.11.2026

KFOR-i zhvillon takim në Prishtinë me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë

KFOR-i zhvillon takim në Prishtinë me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë

“16 mijë fleta të formatit A5 për UÇK-në”-projekti i nxënësve në Ferizaj

“16 mijë fleta të formatit A5 për UÇK-në”-projekti i nxënësve në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën