Izraeli thotë se do të mbyllë konsullatën e Mbretërisë së Bashkuar në Jerusalem në shenjë hakmarrjeje, ka njoftuar ministri i jashtëm izraelit Gideon Saar.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar , ka thënë se vendi i tij do të hakmerret për sanksionet e vendosura ndaj vendbanimeve në Bregun Perëndimor .
Nw kuadër tw kësaj ai njoftoi se Konsullata e Mbretërisë së Bashkuar në Jerusalem do të mbyllet.
Poashtu, Guardian njofton se Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejohet më të marrë pjesë në misionin koordinues të udhëhequr nga SHBA-të në Gaza në Izrael .
Dymbëdhjetë britanikëve poashtu njoftohet se u është ndaluar hyrja në Izrael. Njëmbëdhjetë prej tyre janë deputetë, dhe personi tjetër, Fahad Ansari, drejton një grup ligjor antisionist.
Në një përgjigje, Saar akuzoi gjithashtu SekreMiliband për “gënjeshtra të shëmtuara” dhe pretendoi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po “punonte sistematikisht kundër shtetit të Izraelit”.
Dhe Izraeli ka thënë gjithashtu se Britania nuk mund të trajnojë më forcat e Autoritetit Palestinez në siç i referohen Bregu Perwndimor, Jude dhe Samari nën “Ekipin Mbështetës Britanik në Ramallah”.









