Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 32 gradë.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.




