TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Associated Press: Mijëra serbë i bëjnë homazhe kriminelit Mladiq, Serbia sfidon paralajmërimet e BE-së

by Teve1
2 orë ago
1
A A
Associated Press: Mijëra serbë i bëjnë homazhe kriminelit Mladiq, Serbia sfidon paralajmërimet e BE-së

Trupi i Ratko Mladiq, komandantit serb të Bosnjës i cili vdiq ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për krime lufte, u vendos sot në një kishë për homazhe, ndërsa Serbia sfidoi paralajmërimet e Bashkimit Evropian kundër lejimit të homazheve publike për njeriun e shpallur fajtor për rastin e parë të gjenocidit në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan agjencia e lajmeve, Associated Press (AP).

Trupi i Ratko Mladiq, komandantit serb të Bosnjës i cili vdiq ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për krime lufte, u vendos sot në një kishë për homazhe, ndërsa Serbia sfidoi paralajmërimet e Bashkimit Evropian kundër lejimit të homazheve publike për njeriun e shpallur fajtor për rastin e parë të gjenocidit në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mijëra persona mbërritën herët në Kishën e vogël Ortodokse Serbe të Shën Lukës në Beograd për të nderuar Mlladiçin, i cili ende shihet si hero nga shumë serbë.

Kapelja dhe shpata e tij prej oficeri ushtarak qëndronin mbi arkivol, i cili ishte i shoqëruar nga burra me uniforma ushtarake.

Mediat pro-qeveritare në Serbi raportuan se Mlladiç do të marrë nderime të plota ushtarake, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, do të drejtojë shërbimin mortor, shkruan AP.

Mladiq vdiq në moshën 84 vjeç më 27 gusht në Hagë të Holandës, ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që trupat e tij kryen gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-95.

Ndërsa organizimi i funeralit u bë zyrtarisht nga familja e Mlladiçit, qeveria serbe dërgoi një aeroplan javën e kaluar për të sjellë eshtrat e tij në Beograd dhe ushtarët mbajtën arkivolin e tij të mbështjellë me serb. Një përkujtimore ushtarake u mbajt të shtunën në një vend zyrtar të ushtrisë serbe.

Presidenti populist Aleksandar Vuçiq, një ish-nacionalist ekstrem që mbështeti politikat ekspansioniste të Serbisë gjatë luftës, e përshkroi funeralin si një “shpërthim emocional” që “nuk ka të bëjë fare me faktin nëse Vuçiq lejoi diçka apo jo”.

Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është përballur me kritika të forta për nderimin e Mladiçit pas vdekjes së tij.

Marta Kos, komisionerja e zgjerimit për bllokun, anuloi një vizitë të ardhshme në Serbi në shenjë proteste, duke argumentuar se “lavdërimi që rrethon vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat është ndërtuar rruga drejt BE-së”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Glauk Konjufca: Nderimi i Mlladiqit në Beograd, turp i thellë moral dhe politik

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Glorifikimi i ‘Kasapit të Bosnjës’ është turp, BE-ja ta mbajë përgjegjës Vuçiqin

Glorifikimi i ‘Kasapit të Bosnjës’ është turp, BE-ja ta mbajë përgjegjës Vuçiqin

Cana: Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, Serbia nuk po mëson nga e kaluara

Cana: Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, Serbia nuk po mëson nga e kaluara

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Associated Press: Mijëra serbë i bëjnë homazhe kriminelit Mladiq, Serbia sfidon paralajmërimet e BE-së

Associated Press: Mijëra serbë i bëjnë homazhe kriminelit Mladiq, Serbia sfidon paralajmërimet e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën