TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

110 delegatë nga e gjithë Kosova, 36 vjet më parë u bënë bashkë në Kaçanik. Aty miratuan Kushtetutën e Repbulikës së Kosovës, duke shënuar një prej akteve më të rëndësishme të rrugës drejt pavarësisë.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Sa herë hyn në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, Ilaz Ramajlit i rikthehet në mendje një datë e rëndësishme, 7 shtatori 1990.

Atë ditë të shënuar, Ramajli bashkë me 109 delegatë të tjerë, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

I ulur në karrigen prej ku udhëhoqi një prej ditëve më të rëndësishme të historisë së Kosovës, Ilaz Ramajli, kryesues i Kushtetutës së Kaçanikut rrëfen se si u ndodhi gjithë organizimi.

“Më 6 shtator ne i kemi ftuar delegatët që të vijnë në Kaçanik. Organizimi ka qenë i tillë që në hyrje të një fshati aty Kordhakë e quajmë ne, me një parkim ka qenë një kamion i prishur dhe kanë qenë dy mekanikë shumë të nderuar në Kaçanik edhe si personalitete, Sabit Raka dhe Usta Lahu. Ata janë sjellë thuajse janë duke ndrequr kamionin dhe delegatët janë ndalur aty. Ajo thënia si thuhet thënia çelës ka qenë Ne jemi duke shkuar në një syneti në Kaçanik, por nuk po e dimë rrugën.’ Ata atëherë e kanë kuptuar dhe i kanë drejtuar”, deklaroi Ramajli.

Përkundër vështirësive, delegatët u bënë bashkë në sallë.

Atmosferën, Ramajli e përshkruan si të veçantë.

“Unë kur kam hyrë në sallë, kam hyrë 2-3 minuta para orës 8:00. Ndërkaq këtu kanë qenë ulur të gjithë delegatët. Unë u entuziazmova shumë kur te ata nuk kishte asnjë shenjë të frikës apo të shqetësimit, por të gjithë ishin disa me njëfarë gëzimi. Se gjatë tërë kohës jemi frikësuar a thua do të mbërrijmë me e mbajtë mbledhjen. Kushtetuta ish- tekst i Kushtetutës ishte bërë, ishin bërë aktet përcjellëse, por ka mbetur akti i nxjerrjes nga ana e Kuvendit. Dhe atë frikë e kishim. Me hyrjen në sallë, unë e pashë se delegatët, duke më përfshirë edhe mua  dhe që duhej ta udhëhiqja mbledhjen, domethënë thuajse e kemi hequr një barrë se ishim në sallë dhe u pa që kemi me përfundu me sukses, nuk mendonim pas asaj çka do të ndodhë”, kujton Ramajli.

Atë ditë pjesëmarrës si delegat në Kaçanik, ishte edhe Xhevat Pllana.

“Me të vertetë është diçka e pa përshkrueshme për arsye se ne s’kemi dit me mendu absolutisht as per veten, as për familjen, vetëm si me e realizu komplet atë kërkesë të madhe të popullatës për realizimin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur. Pra ne nuk kemi menduar as për pasojat që mund të kemi në atë kohë”, theksoi Pllana.

Pas përfundimit të mbledhjes, shumica nga delegatët u detyruan ta lëshojnë Kosovën, për shkak të sigurisë.

36 vjet pas, 54 nga ta kanë ndërruar jetë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Associated Press: Mijëra serbë i bëjnë homazhe kriminelit Mladiq, Serbia sfidon paralajmërimet e BE-së

Associated Press: Mijëra serbë i bëjnë homazhe kriminelit Mladiq, Serbia sfidon paralajmërimet e BE-së

Krasniqi: Vetëm kur Vetëvendosje ka gatishmëri krijohen institucionet, LDK u tregua naive

Krasniqi: Vetëm kur Vetëvendosje ka gatishmëri krijohen institucionet, LDK u tregua naive

Çollakut për partitë politike: Kontribuoni për Kosovën duke qëndruar në sallë kur të votohet presidenti

Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën