Takimet i patën të vazhdueshme.
Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president.
E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës u arrit një marrëveshje për një kandidat konsensual për president.
Në takimin e fundit të mbajtur me 31 gusht këta të fundit dolën para medieve edhe me një person te tretë krah tyre.
Bekim Sejdiu u propozua për president.
Marrëveshja mes Kurtit e Abdixhikut dukej se i dha fund një pjese të ngërçit.
Por, vetëm për pak.
Sepse pas marrëveshjes nisën kundërshtimet.
Gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta votojnë Sejdiun.
Mes tyre pati edhe deputetë që e kritikuan publikisht marrëveshjen.
Kështu, ajo që u arrit mes dy liderëve nuk mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të LDK-së.
Për këtë çështje pati reagime edhe nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai vazhdoi ta mbështesë marrëveshjen e arritur me Kurtin.
Por, kundërshtimet nuk u ndalën me kaq.
Edhe në ditët në vazhdim pati deklarata të deputetëve të LDK-së.
Në anën tjetër, nga LVV-ja vazhduan të kërkojnë zbatimin e marrëveshjes.
Por, kundër kandidaturës së Sejdiut nuk doli vetëm një pjesë e LDK-së.
Edhe PDK-ja e kundërshtoi atë.
Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, tha se deputetët e PDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.
Ndërkohë, PDK-ja dhe Aleanca vazhduan të kërkojnë konstituimin e Kuvendit.
Pothuajse çdo 48 orë, përfaqësuesit e tyre shkuan në Kuvend.
E nga aty kërkuan që kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ta thërrasë seancën konstituive.
Seanca e nisur më herët ka mbetur pa u përmbyllur.
E të mërkurën, më 9 shtator, pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
Aty do të shihet nëse kuvendi do të konstituohet rrjedhimisht mbeten për t’u parë edhe efektet e marrëveshjes së 31 gushtit.






