Personi që kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku në Loxhë të Pejës, ka ndërruar jetë.
Ai pas aksidentit u dërgua jashtë vendit për trajtim mjekësor.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 18 gusht, rreth orës 07:29, në mes të dy automjeteve.
Si pasojë, disa persona kishin pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë, pas pranimit nga autoritetet e shtetit tjetër, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.







