Një shumë parash dyshohet se është vjedhur nga kasaforta e një xhamie në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:00.
Dyshohet se një person i panjohur ka hyrë në objektin fetar dhe, duke përdorur një mjet të fortë, ka hapur kasafortën nga e cila ka marrë një shumë parash.
“Është njoftuar Prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.








