Një person është arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Ymer Berisha”, ndërsa i dyshuari më pas ka dorëzuar vullnetarisht armën e zjarrit me gaz dhe një karikator.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur edhe katër gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Rr. Ymer Berisha, Klinë 28.08.2026-00:18. Më 03.09.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. I dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar armën e zjarrit me gaz me një karikator, ndërsa në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.







