Policia e Kosovës raporton se një person që ishte goditur nga vetura më 5 gusht, ka vdekur të mërkurën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte duke u trajtuar në repartin intensiv në Spitalin e Vushtrrisë.
Ai nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.







