Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me deputetët e Aleancës, kanë vazhduar aksionin për të katërtën javë radhazi para Qeverisë së Kosovës.
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive.
Thuajse çdo ditë ka aktivistë që po u bashkohen deputetëve në fjale, derisa kësaj here u janë bashkuar edhe aktivistë nga Prishtina.
Pas aksionit pritet të ketë deklarim për media.







