TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive

Katër vatra zjarri mbeten ende aktive në të gjithë territorin e vendit, ndërsa situata menaxhohet në mënyrë të pandërprerë nga strukturat e emergjencave.

Sipas të dhënave operative të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), të përditësuara mbrëmjen e së mërkurës, në shkallë vendi janë raportuar gjithsej 20 vatra, nga të cilat 3 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht.

Për menaxhimin e situatës dhe izolimin e flakëve janë angazhuar në terren 183 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse.

Operacioni mbështetet gjithashtu nga 80 pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive dhe operacionet në terren

Dajt–Qafë Priskë: Situata paraqitet ende problematike për shkak të terrenit, por autoritetet konfirmojnë se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Lundre (Mat): Flakët kanë përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme prej rreth 90–100 hektarësh pyll.

Për shkak të përmasave të zjarrit, ndërhyrja nga toka po mbështetet edhe nga ajri përmes 1 helikopteri të Forcës Ajrore.

Vajkal (Bulqizë): Zjarri ka djegur mbi 13 hektarë sipërfaqe, ku po punohet intensivisht me një angazhim të shtuar të forcave operacionale.

Mallunxë (Mat): Ndërhyrja vijon në zonën pyllëzuar për të mbajtur nën kontroll dhe për të shuar plotësisht vatrën.

Në Iballë të Fushë-Arrëzit, për shkak të terrenit shumë të thyer dhe pamundësisë së aksesit nga toka, është angazhuar 1 helikopter i FA për të mbajtur situatën nën monitorim.

Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe në malin e Qukësit janë vënë nën kontroll dhe mbeten nën mbikëqyrje të rreptë.

Gjatë orëve të fundit është arritur shuarja e plotë e zjarreve në Podgorc, Psar dhe Therepel (Skrapar).

Në Therepel ndërhyrja e shpejtë e forcave operacionale ka shmangur një rrezik madhor, pasi flakët kërcënonin drejtpërdrejt tubacionin e gazsjellësit transadriatik TAP.

AKMC bën me dije se mbetet në gatishmëri të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me prefekturat e bashkitë për të ndërhyrë në kohë, me prioritet absolut mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë publike e private./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën