TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

by teve1
1 orë ago
0
A A
Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

Protesta e 95-të para Kryeministrisë po zhvillohet këtë të mërkurë, me protestuesit që vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Pas 94 ditësh protestash të njëpasnjëshme, thirrjet e protestuesve janë ashpërsuar, ndërsa fokusi tashmë është te protesta e 7 shtatorit, kur mbushen 100 ditë nga nisja e kësaj rezistence.

Gjatë protestës, një prej pjesëmarrësve e cilësoi tubimin e një dite më parë si një “paralajmërim” për kryeministrin Rama.

Ai tha se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë deri në largimin e qeverisë, ndërsa për 7 shtatorin bëri thirrje për një mobilizim më të madh.

Sipas tij, synimi i protestuesve është që në 100-ditorin e protestave të rrethohet e gjithë godina e Kryeministrisë, duke e paraqitur këtë si një formë presioni politik ndaj qeverisë.

“Në ditën e 94-të, i dolëm përballë Ramës, kokës së krimit dhe i treguam se nuk ikim derisa të ikësh ti. Sot, mesa duket, është kujdesur të ikë nga zyra para se të vijmë ne. Kështu që të gjithë duhet të jemi gati në çdo moment e ditë që, kur ta shohim si kokën e krimit dhe korrupsionit, është detyra qytetare që t’i dalim para dhe t’i tregojmë se nuk kemi frikë”, u shpreh protestuesi.

Ai e cilësoi largimin e kryeministrit nga godina gjatë protestës së mëparshme si një shenjë të presionit të krijuar nga tubimet dhe paralajmëroi se protestat do të vijojnë.

“Ne do të qëndrojmë derisa ai dhe qeveria e tij të largohen. Dua t’i them Edi Ramës se ajo që ke parë për 95 ditë, ajo që ke parë dje, nuk është asgjë, sepse nuk ke parë asgjë akoma”, tha ai.

Duke iu referuar protestës së 7 shtatorit, kur shënohen 100 ditë nga nisja e protestave, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit dhe të rrethojnë godinën e Kryeministrisë.

“7 shtatorin, në 100-ditëshin e kësaj rezistence paqësore, i bëj thirrje çdo shqiptari që jo vetëm të bllokojë hyrjen e Kryeministrisë, por ta rrethojë të gjithën”, deklaroi ai.

Në vijim, protestuesi përmendi edhe mundësinë që kryeministri të largohej nga godina me helikopter, duke theksuar se, sipas tij, protesta nuk drejtohet kundër institucionit të Kryeministrisë, por personalisht ndaj Edi Ramës.

“Nëse dje i bllokuam hyrjen, duke rrethuar të gjithë Kryeministrinë, ai mund të largohet me një helikopter për të mos u kthyer më. Ne e kemi me Edi Ramën si koka e krimit dhe korrupsionit, jo me institucionin”, përfundoi ai./Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit kërkon nga GJNP-ja hetim për sulmin amerikan në një dasmë

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit kërkon nga GJNP-ja hetim për sulmin amerikan në një dasmë

Ambasada amerikane në Arabinë Saudite lëshon alarm sigurie për amerikanët

Ambasada amerikane në Arabinë Saudite lëshon alarm sigurie për amerikanët

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit dënon sulmet hakmarrëse të Iranit si “të tmerrshme”

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit dënon sulmet hakmarrëse të Iranit si “të tmerrshme”

Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”

Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”

Kulla: Serbia ka blerë avionët që bombarduan Beogradin

Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme

Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president

Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën