TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rigjykimi ndaj Endrit Nikës, shtyhet seanca – i akuzuari kërkon përkthyes adekuat: Dua të shprehem lirshëm

Sot ka nisur rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase në një hotel në Fushë Kosovë. Seanca e paraparë për sot, u shty pas kërkesës së të akuzuarit për përkthyes adekuat nga gjuha gjermane në shqipe.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
0 0
A A

Erdhi sërish në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Është ky Endrit Nika, i dënuar me 18 vjet burgim në shkallë të parë, për vrasjen e së dashurës  argjentinase Maria Clara Urdangaray

Por, një vendim i Gjykatës së Apelit, e ktheu rastin në rigjykim.

Edhe pas kthimit në bankën e të akuzuarit, Nika të martën nuk e pranoi fajësinë para trupit gjykues.

“A e ndin vetën të fajshëm apo të pafajshëm? I pafajshëm”, ka thënë i akuzuari, Endrit Nika.

Por, pavarësisht kësaj, prokuroria po insiston se Nika është fajtor për këtë vepër penale.

“Po ashtu edhe provave që gjatë shqyrtimit janë shqyrtuar me propozim të trupit gjykues por edhe mbrojtjes së të pandehurit do të vertetohet përtej dyshimit mirë të bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë me këtë aktakuzë”, u shpreh prokurori, Armend Hamiti.

E njëjtë beson edhe avokati i familjes së dëmtuar.

Madje, të martën avokati Betim Shala, tha se do të paraqesin edhe një kërkesë.

“Pala e dëmtuar i bashkëngjitet ndjekjes penale duke konsideruar se do të vertetohet fajësia e të akuzuarit. Gjatë këtij shqyrtimi do të këkrojmë edhe kërkesë pasurore, juridike në mënyrë të specifikuar”, ka theksuar avokati i familjes së dëmtuar, Bekim Shala.

E në fjalën hyrëse, avokati i të pandehurit, Tomë Gashi kërkoi ndërprerjen e seancës.

Kjo meqë sipas tij, ai nuk e kupton mirë gjuhën shqipe.

“Propozimi im është që ky shqyrtim gjyqësor të ndërprehet, të bëjmëë tentativën maksimale, t’a gjejmë një përkthyes nga gjuha gjermane në shqipe dhe anasjelltas i cili e kupton, e din dialektin e gjuhës gjermane në Zvicër”, tha avokati i të pandehurit, Tomë Gashi.

Për t’a vërtetuar këtë, trupi gjykues iu drejtua me pyetje përkthyesit të licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që ishte prezent në sallë.

“Unë jam i licencuar prej KGjK-së për përkthim shqip, gjermanisht dhe anasjelltas”, u shpreh Krasniqi.

“A e kuptoni në tërësi atë dialektin zviceran në mënyrë që me kuptu i akuzuari Endrit?”, ka pyetur gjyqtari.

“Jo, unë nuk e kuptoj dialektin zviceran, unë kam jetuar në Gjermani për disa vite, rrjedhimisht gjermanishten e Gjermanisë e kuptoj dhe e flasë mirë”, u shpreh tutje Krasniqi.

Kërkesën e njëjtë me avokatin e pati edhe vetë Nika.

“A e ke kuptuar gjuhën dhe a ki nevojë për përkthyes tjetër?”, ka pyetur tutje gjyqtari.

“Kërkoj një përkthyes tjetër…. edhe për me u shprehë i lirshëm, në gjuhën time”, u shpreh i akuzuari, Endrit Nika.

Kësisoj, Gjykata vendosi t’a aprovojë këtë kërkesë, duke caktuar 25 shtatorin për seancën e radhës.

Në rigjykim, pritet të dëgjohen edhe disa dëshmitarë tjerë të rastit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Obiliq, shkak mungesa e sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Obiliq, shkak mungesa e sigurisë

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

Zemaj: LDK do ta formonte qeverinë për tri ditë me 42% të votave

​Zemaj: LDK-ja nuk e voton buxhetin 2027 pa plotësimin e kushteve tona

Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Trepça e Bashkimi, gati për duelet e radhës në FEC

Fillon shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Suharekë

30 shoferëve iu pezullohet patentë shoferi brenda një jave në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën