Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar kontrata me 10 organizata joqeveritare përfituese të mbështetjes financiare për vitin shkollor 2026/2027, të cilat menaxhojnë 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Sipas njoftimit të ministrisë, për këto organizata janë ndarë gjithsej 370 mijë euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar shkollor, kur ishin ndarë 250 mijë euro.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Naim Gashi.
Me këtë rast, Çeku përgëzoi organizatat për punën e deritanishme dhe i inkurajoi që të vazhdojnë bashkëpunimin për përmirësimin e rezultateve të të nxënit, rritjen e pjesëmarrjes në arsim dhe avancimin e barazisë për fëmijët nga këto komunitete.
Mbështetja financiare është ndarë përmes thirrjes publike për projektet e OJQ-ve që mbështesin dhe promovojnë nxënësit romë, ashkalinj dhe egjiptianë në qendrat mësimore./teve1.info/







