TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BSK, numri i të dyshuarve shkon në 69

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BSK, numri i të dyshuarve shkon në 69

Hetimet për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BSK) janë zgjeruar edhe ndaj 21 personave të tjerë, duke e çuar në 69 numrin e përgjithshëm të të pandehurve që dyshohen për përfshirje në këtë rast.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, këta të dyshuar kanë mundësuar ose kanë marrë pjesë në bartjen dhe përfitimin e shumave të të hollave pa mbulesë, në vlera që variojnë nga 2,000 euro deri në 53,000 euro për person.

“Nga veprimet e deritanishme hetimore ekziston dyshimi se këta të pandehur, në kundërshtim me rregullat dhe procedurat e brendshme të BKS-së, kanë mundësuar ose kanë marrë pjesë në bartjen dhe përfitimin e shumave të të hollave pa mbulesë, në vlera që variojnë nga 2,000 euro deri në 53, 000 euro për person, duke shkaktuar një dëm shtesë prej rreth 200,000 euro ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Lidhur me rastin, nga Prokuroria bëhet e ditur se janë ngrirë dhe sekuestruar 35 prona, si dhe janë ngrirë 21 llogari bankare të personave të dyshuar.

“Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore dhe financiare, sot janë sekuestruar dhe ngrirë gjithsej 35 prona, duke përfshirë parcela kadastrale, njësi banesore dhe njësi garazhuese, të cilat ndërlidhen me tre të pandehurit kryesorë, ndaj të cilëve ekziston dyshimi për përfshirje në veprimet kriminale që kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Prokuroria në bashkëpunim me Njësitin e Inteligjences Financiar, ka urdhëruar ngrirjen e 21 llogarive bankare të personave të dyshuar”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

Me zgjerimin e hetimeve, sipas Prokurorisë, është rritur edhe vlera e dëmit të shkaktuar, krahasuar me vlerësimin paraprak.

“Me veprimet e identifikuara në fazën fillestare të hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj BKS-së ishte vlerësuar në vlerë rreth 1,043,000 euro, ndërsa me zgjerimin e hetimeve dhe identifikimin e veprimeve të reja të dyshuara, është evidentuar edhe një dëm shtesë prej rreth 200,000 euro”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të dyshuarit, sipas Prokurorisë, janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga zyrtarët e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, zëvendëskryeprokurorin, si dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Njoftimi i Prokurorisë Themelore në Prizren është vazhdimësi e njoftimit të datës 8 janar 2026, kur, para zgjerimit të hetimeve, të dyshuar ishin 48 persona.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë e mirë

​Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë e mirë

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

​Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës së Kosovës

​Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës së Kosovës

Kryesia e LDK-së mbështet nominimin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës

Zyrtare, Ibrahimoviq huazohet te Augsburgu

Zyrtare, Ibrahimoviq huazohet te Augsburgu

Faton Ademi transferohet në kategorinë e dytë gjermane

Faton Ademi transferohet në kategorinë e dytë gjermane

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

​Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës së Kosovës

​Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës së Kosovës

Selmani ia dedikon Kosovës suksesin në Lojërat Mesdhetare

Selmani ia dedikon Kosovës suksesin në Lojërat Mesdhetare

Kryesia e LDK-së mbështet nominimin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës

Kryesia e LDK-së mbështet nominimin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën