TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

Krimineli serb, Ratko Mladiq po vuante dënimin për krimet e kryera në Srebrenicë, ka vdekur para disa ditësh. Ndërkaq, në Serbi ka vazhduar glorifikimi i figurës së tij, për çka ka shkaktuar reagime të shumta. Andaj po kërkohet një veprim nga ana e faktorit ndërkombëtar, karshi këtyre veprimeve të Serbisë.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Po vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Shkak për, ishin krimet që Ratko Mladiq, i kreu në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet e ’90-ta.

Ndër to, ishte edhe gjenocidi i vitit 1995 në Srebrenicë që e tronditi botën.

Por, të enjten u dha lajmi se brenda qelisë së burgut, ndërroi jetë krimineli serb, Rako Mlladiq.

E ndonëse trupi i 87 vjeçarit ende nuk është kthyer në Serbi, ai po pritet si hero.

Ministri i Drejtësisë Nenad Vujić deklaroi se Mladiq do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

Edhe më i prekur, u shfaq presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e kritikoi Hagën që nuk e lejoi Mladiqin t’i kalonte ditët e fundit në Serbi.

Por, ky glorifikim i shtetit serb për kriminelët e luftës, nuk solli befasi në Kosovë.

“Thjeshtë, këta jo nuk distancohen por përpiqen ta glorifikojnë si hero dhe ta shfrytëzojnë politikisht. Tash janë zgjedhjet në Serbi dhe problem ndonjë politikan në Serbi i cili don të marr pushtetin apo të ruajë pushtetin që të dal kundër Mladiqit apo tjerëve të ngjashëm dhe thjeshtë atë e përdorin si monedhë për fitim të votave”, tha Behxhet Shala drejtor I KMDLNJ.

E varrosja e Kasapit të Bosnjës me nderime shtetërore, sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, do të ishte skandali i radhës në Serbi.

“Nëse edhe varroset me nderime shtetërore dhe në ndonjë nga varrezat për persona të shquar në serbi, atëherë është një fyerje e radhës e viktimave, pra jo që nuk pranohen viktimat, por ato fyhen duke nderuar dikë që ka kryer krime masive, gjenocid ndaj civilëve”, deklaroi Bekim Blakaj.

Sipas Blakajt, kjo sjellje tregon se Serbia nuk ka ndryshuar.

“Qofshin nota verbale apo ndonjë mënyrë tjetër. Kjo sepse nëse tolerohet një diçka e tillë atëherë ka rrezik që Serbia të mos ballafaqohet me të kaluarën në një të ardhme të afërt, ndërsa për një të ardhme më të largët është një lloj indicie që po të krijohen kushtet prapë mund të kryhen krime masive ndaj civilëve të vendeve fqinje”, tha Blakaj.

Ndërkohë, nga Bashkimi Evropian, kanë thënë se cdo glorifikim i krimineleve të luftës, është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane.

Madje, një veprim i tillë, sipas tyre, nuk ka vend në Bashkimin Evropian, por as në vendet kandidate.

Ndërsa nga Presidenca e Bosnjës, kanë njoftuar se kushdo që lavdëron figurën e tij do të përballet me pasoja ligjore.

Ndryshe, Ratko Mlladiq, u dënua me Burgim të Përjetshëm në qershor të vitit 2021, duke e bërë atë përgjegjës në vrasjen e mbi 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë në vitin 1995.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Obiliq, shkak mungesa e sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Obiliq, shkak mungesa e sigurisë

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

Zemaj: LDK do ta formonte qeverinë për tri ditë me 42% të votave

​Zemaj: LDK-ja nuk e voton buxhetin 2027 pa plotësimin e kushteve tona

Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Trepça e Bashkimi, gati për duelet e radhës në FEC

Fillon shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Suharekë

30 shoferëve iu pezullohet patentë shoferi brenda një jave në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën