Një mjet i dyshuar shpërthyes, që besohet të jetë granatë, është hedhur në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, duke shkaktuar dëme materiale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës një e dhjetë minuta pas mesnate.
Dy burra kanë raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjetin e dyshuar në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.




