Dy nga gjashtë të akuzuarit në rastin e barrikadave në veri të Kosovës, Dushan Dobraq dhe Millosh Radosavljeviq, kanë pranuar fajësinë.
Pranimi i fajësisë është bërë përmes një marrëveshjeje të arritur ndërmjet dy të akuzuarve dhe Prokurorisë Speciale. Në seancën e mbajtur këtë të hënë në Gjykatën Themelore, ku gjyqtar ishte Rrahman Beqiri, të akuzuarit deklaruan se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa nxitje.
Ndërkohë, për katër të akuzuarit e tjerë, Dushan Maksimoviq, Nemanja Joloviq, Srdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq, Gjykata ka caktuar seancën e radhës më 17 shtator, në orën 09:00.







