Një burrë është gjetur i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Dragash, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh, rastin e ka raportuar djali i viktimës, i cili ka deklaruar se babai i tij jetonte i vetëm në shtëpi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima është gjetur i shtrirë në krevat, pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Dragash / NN. Më 29.08.2026 në stacion është paraqitur ankuesi m/k, i cili ka deklaruar se në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur babai i tij, viktima m/k. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima është gjetur i shtrirë në krevat, pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas ankuesit, viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për rastin./teve1.info/




