TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Nuk e kemi nënshkruar kontratën e NPB-së, do ta mbrojmë pronën publike

by Tëvë1
14 minuta ago
1
A A
Rama: Nuk e kemi nënshkruar kontratën e NPB-së, do ta mbrojmë pronën publike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe një kontrate të lidhur në vitin 2021.

Rama në një konferencë për media ka thënë se procesi është iniciuar dhe zhvilluar gjatë vitit 2021, në kohën kur Prishtina udhëhiqej nga Vetëvendosje.

Sipas tij, vendimi për këtë proces është marrë më 27 prill 2021, kontrata është nënshkruar më 17 maj, leja e ndërtimit është lëshuar më 16 gusht, ndërsa më 5 tetor është nënshkruar aneks-kontrata.

“Në as nuk e kemi iniciuar, as negociuar dhe as nënshkruar këtë kontratë. Përgjegjësia për këto vendime i takon qeverisjes para nesh në Prishtinë”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij është kërkuar që çështja të trajtohet nga organet e drejtësisë, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike të Kryeqytetit.

Sipas Ramës, NPB-ja aktualisht rrezikon të ngarkohet me mbi 32 milionë euro për fitimin e pretenduar të humbur nga një projekt që, siç thotë ai, nuk është ndërtuar asnjëherë.

Kryetari i Prishtinës ka ngritur pikëpyetje se si mund të kërkohet një shumë e tillë për fitim të humbur, kur projekti nuk është realizuar dhe pa u përcaktuar qartë se cili veprim i NPB-së ka shkaktuar mosrealizimin e tij.

Rama ka kërkuar gjithashtu sqarime për vendimin e Qeverisë së Kosovës të 12 gushtit për shpronësimin e një parcele në Lakrishte, duke theksuar se çështja vazhdon të jetë pjesë e një kontesti gjyqësor.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë dokumentet, vendimet dhe nënshkrimet që lidhen me këtë proces dhe të përcaktojë përgjegjësitë.

“Ne nuk e kemi nënshkruar këtë kontratë. Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Por ne do ta mbrojmë pronën publike deri në fund”, ka deklaruar Rama./teve1.info/

Tags: konference per mediakontratatNPBperparim ramaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK dënon ashpër Serbinë për nderimin e Ratko Mlladiqit: Kjo sjellje kërcënon paqen rajonale

Çeku: Reforma në arsim duhet të përshpejtohet, hartojmë bashkë Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku: Reforma në arsim duhet të përshpejtohet, hartojmë bashkë Strategjinë e Arsimit 2035+

​“Kosova po pret, mërgata po pret”: “Liria ka Emër” paralajmëron tubim masiv në Hagë

​“Kosova po pret, mërgata po pret”: “Liria ka Emër” paralajmëron tubim masiv në Hagë

​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron vendit edhe një medalje

Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron vendit edhe një medalje

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën