Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi për riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perëndimit.