TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktgjykimi ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës shpallet më 2 shtator

by teve1
55 minuta ago
0
A A
Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të dyfishtë në Klinë

Gjykata ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor ndaj Xhelal Sveçlës lidhur me rastin e gazit lotsjellës në Kuvend, ndërsa shpallja e aktgjykimit është caktuar për 2 shtator.

Në fjalën përfundimtare Prokuroria ka kërkuar që Sveçla të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, duke renditur disa prova dhe dëshmi që, sipas saj, vërtetojnë kryerjen e veprës penale.

Prokurori Avni Namani ka thënë se në CD-në e administruar si provë materiale, ku është incizuar seanca e Kuvendit, shihet momenti kur Sveçla aktivizon bombolën e gazit lotsjellës dhe e hedh brenda sallës së seancave plenare.

Sipas Namanit, pas përhapjes së gazit, personat e pranishëm largohen nga salla.

Prokuroria ka përmendur edhe fotoalbumin e përpiluar nga zyrtarët policorë, ku, sipas saj, dokumentohet gjetja e bombolave të gazit lotsjellës, të aktivizuara dhe të paaktivizuara, në sallën plenare.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, në raportin e vendit të ngjarjes janë dokumentuar 18 dëshmi materiale, shumica prej tyre bombola të gazit lotsjellës.

Në anën tjetër, mbrojtja ka kërkuar aktgjykim lirues, duke pretenduar se nuk është vërtetuar se Sveçla ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Avokati Luar Prenaj ka deklaruar se ekspertiza nuk përputhet me veprimet e të mbrojturit të tij, ndërsa sipas tij, edhe pamjet e video-incizimeve nuk dëshmojnë simptomat e përmendura në aktakuzë te deputetët e pranishëm.

Në fjalën e tij përfundimtare, Sveçla ka thënë se veprimi për të cilin po gjykohet ka qenë aktivitet politik, me qëllim kundërshtimin dhe parandalimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Si mundet që për humbjen e territorit të mos japë llogari askush, por për pengimin e tij të kërkohet përgjegjësi penale?”, ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se territori që, sipas tij, ishte kërkuar të mbrohej nuk është më pjesë e territorit të Kosovës.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj, e ka konsideruar të përfunduar shqyrtimin gjyqësor.

Në seancën e 10 prillit 2026, Sveçla u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

Pas katër vitesh në Kosovë, Guerot e përfundon mandatin si ambasador i Francës

Pas katër vitesh në Kosovë, Guerot e përfundon mandatin si ambasador i Francës

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

​Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

Donjeta Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Goditet nga pema, vdes 58-vjeçari në Shkodër

Argjentina do të luaj miqësore për ta zbutur dënimin e FIFA-s

Argjentina do të luaj miqësore për ta zbutur dënimin e FIFA-s

​Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

​Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën