TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës

by teve1
1 orë ago
1
A A
Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e të pandehurit, ndërsa deklarimet e tij do t’i paraqesë në fjalën përfundimtare.

Me propozim të mbrojtjes, avokati Luar Prenaj ka marrë fjalën përfundimtare.

Ai deklaroi se, pas konsultimit me të pandehurin, mbrojtja heq dorë nga e drejta për deklarimin dhe marrjen në pyetje të tij, duke bërë të ditur se deklarimet do t’i paraqesë në fjalën përfundimtare.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, prokurori Avni Namani ka njoftuar se Prokuroria ka ndryshuar dispozitivin e aktakuzës ndaj Sveçlës.

Sipas aktakuzës së ndryshuar, Xhelal Sveçla, më 21 mars 2018, nga ora 12:10 deri në orën 15:40, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme plenare, dyshohet se ka përdorur bombolën e gazit lotsjellës me përmbajtje të agjentit kimik CS.

Sipas Prokurorisë, Sveçla në disa raste e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së Kuvendit, pa paralajmërim paraprak dhe pa u dhënë personave të pranishëm mundësinë për t’u larguar.

Si pasojë, sipas aktakuzës, gazi irritues është përhapur në hapësirat e mbyllura të sallës, duke bërë që personat e pranishëm, nga frika për shëndetin dhe sigurinë e tyre, të detyroheshin ta lëshonin sallën dhe seanca të ndërpritej.

Prokurori Namani ka bërë të ditur se Sveçla akuzohet për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 2 i Kodit Penal të vitit 2012.

Ndërkohë, Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.

Pjesa tjetër e aktakuzës ka mbetur e pandryshuar, raporton Betimi për Drejtësi.

Pas ndryshimit të aktakuzës, seanca ka vazhduar me fjalët përfundimtare të palëve.

Bashkë me Sveçlën po akuzohen edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, ish-deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku.

Por, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mungoi në seancën e 16 janarit 2026, duke njoftuar me e-mail se gjendet jashtë vendit, andaj Gjykata vendosi të veçojë procedurën penale ndaj tij.

Në seancën e 10 prillit 2026, Sveçla u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ka konfirmuar aktakuzën Sveçlës, Millakut, Zybës dhe Pacolli-Dalipit, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës. Kurse, vendimin e Themelores e vërtetoi më pas Gjykata e Apelit.

Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 26 mars 2024, katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Dyshohet se sulmoi bashkëshorten, djali ndërhyn dhe përleshet me babanë

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për të rritur sigurinë e nxënësve

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për të rritur sigurinë e nxënësve

Zhduket një 14 vjeçar në Gjakovë

Një i mitur dhe një burrë raportohen të zhdukur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së

Historia e pabesueshme e trajnerit të Sabah, senzacionit të ri të Ligës së Kampionëve

Historia e pabesueshme e trajnerit të Sabah, senzacionit të ri të Ligës së Kampionëve

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Dyshohet se sulmoi bashkëshorten, djali ndërhyn dhe përleshet me babanë

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Mlladiqit

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Mlladiqit

Portieri Emiliano Martinez siguron kalimin te Chelsea

Portieri Emiliano Martinez siguron kalimin te Chelsea

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për të rritur sigurinë e nxënësve

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për të rritur sigurinë e nxënësve

Akil Gjakova në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Akil Gjakova në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën