Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe propozimin e dhënë së fundi që ish-presidentit Hashim Thaçit, t’i vazhdohet mandati nëse shpallet i pafajshëm.
Kurti tha se s’ka gjykatë në vend dhe jashtë që mund ta njollosë UÇK-në, teksa për propozimin që Thaçit t’i vazhdohet mandati, ai tha se diskutimet me LDK-në për president, janë diskutime politike e jo të drejtësisë.
“Lufta Çlirimtare e Popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është luftë e drejtë, çlirimtare, antikolonialiste kundër okupatorit shekullor serb dhe nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Ne shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë që të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre dhe kjo është kryesorja. Në anën tjetër, procesi i negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës për kandidatin për president ose presidente është një proces i ndarë, është proces politik dhe jo i drejtësisë”, tha Kurti.
Gjykata Speciale në Hagë vendimin për ish-krerët e UÇK-së ta marrë më 16 shtator.









