Mislav Karoglan nuk është më trajner i Ballkanit.
Skuadra e Superligës së Kosovës, të mërkurën ka ndarë rrugët me trajnerin kroat.
“FC Ballkani njofton se Mislav Karoglan, për arsye personale, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës”, thuhet në njoftim.
“E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub”.
Gjithashtu, Ballkani i ka uruar shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës.










