Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti pritet të largohet nga ekipi i Premier Leagues, Ipswich Town pas vetëm pak muajve.
Drejtuesit e Ipswichit, tashmë e kanë nxjerrë në shitje dhe i kanë caktuar çmimin Mehmetit, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Gary O’Neil.
Për kartonin e 25-vjeçarit, Ipsëichi po kërkon 10 milionë euro kurse tashmë kanë shprehur interesim disa skuadra nga Championshipi anglez, si Birmighami, Derby, Wrexhami e Millwalli.
Mehmeti në fillim të këtij viti u transferua te Ipswichi me bujë nga Bristol City duke i ndihmuar të rikthehen në elitën e futbollit anglez por tani në klub nuk po llogaritin në shërbimet e tij.
Ai iu bashkua Ipswichit për 10 milionë euro dhe me ekipin elitar të Anglisë ka kontratë deri në verën e vitit 2029.










