TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti pret Joe dhe Shirley DioGuardi pas marrjes së shtetësisë së Kosovës

by teve1
1 orë ago
0
A A
Kurti pret Joe dhe Shirley DioGuardi pas marrjes së shtetësisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij ish-kongresistin amerikan me origjinë shqiptare, Joe DioGuardi, dhe bashkëshorten e tij, Shirley Cloyes DioGuardi.

Takimi u zhvillua një ditë pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dekretoi dhënien e shtetësisë së Kosovës për Joe dhe Shirley DioGuardi, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre të gjatë në mbështetje të Kosovës dhe shqiptarëve.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit Kurti i ka falënderuar DioGuardët për angazhimin e tyre shumëvjeçar, fillimisht përmes Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe më pas përmes veprimtarisë së tyre në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Kurti ka theksuar se Joe dhe Shirley DioGuardi kanë qenë vazhdimisht të angazhuar në mbështetje të shqiptarëve dhe se edhe sot vazhdojnë të interesohen për zhvillimet në Kosovë.

“Të dy përherë dhe palëkundur qëndruan për kombin dhe me popullin shqiptar. Joe e Shirley gjithnjë interesohen për zhvillimet në Kosovë dhe japin ide e kontribut të çmuar”, ka deklaruar Kurti.

Në vijim, kryeministri në detyrë ka takuar edhe anëtarë të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Me ta ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, angazhimin e tyre dhe perspektivën e vendit.

Kurti ka veçuar edhe rolin e Joe DioGuardit si kongresisti i parë amerikan me origjinë shqiptare, duke përmendur krahas tij edhe figura të tjera amerikane që, sipas tij, kanë qenë zëra të rëndësishëm në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, si Tom Lantos, Bob Dole dhe Eliot Engel.

“Kosova ishte me fat dhe e bekuar që pati ambasadorë të këtillë, edhe kur s’kishte ambasadë të Republikës në SHBA, andaj jemi përherë mirënjohës si shtet dhe popull”, ka theksuar Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

Protesta e 87-të në Tiranë

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

“Këndi i Debatit” 25.08.2026

“Këndi i Debatit” 25.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën