Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në fshatin Vitomiricë në Pejë është vrarë me mjet të fort, ku i dyshuar është kunati i saj i cili ndodhet në arrati.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:10 minuta.
“Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, që po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe lokalizimin e arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë..
E ndjera dy orë më herët ishte intervistuar në cilësinë e viktimës ku ndaj saj ishte ushtruar dhunë fizike.
Bashkëshorti i saj është ndaluar për 48-orë,ndërsa sipas Policisë viktima me vullnetin e saj është dërguar në shtëpi në fshatin Vitomiricë.
“Sot, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar për një rast të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë. Viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Po ashtu, është arrestuar dhe intervistuar edhe personi i dyshuar (bashkëshorti i viktimës), i cili është ndalur në mbajtje për 48. Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë”, thuhet në komunikatën e Policisë.








