TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abazoviq: Jam gati të jap dorëheqje

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Abazoviq thotë se zgjedhja e qeverisë së re me shumë gjasa do të bëhet javën e ardhshme

Këtë ai e tha derisa ka komentuar njoftimin e Partisë Mali i Zi Demokratik, e cila paraprakisht tha se ai duhet të japë dorëheqje pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë.

Kështu, Abazoviq tha se në parim e mbështet qëndrimin i cili i bëri thirrje Kuvendit që të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, Gjykatës Kushtetuese,… Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë për zgjedhje të reja, qeveri, ridizajnim apo ndonjë model tjetër’. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët e mi nga demokratët, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, nëse ka ndonjë rrugë… jam i gatshëm të jap dorëheqje”, ka thënë Abazoviq për TV “Vijesti”.

Më tej, i pyetur nëse ka ardhur koha “t’ia dorëzojë stafetën dikujt tjetër”, Abazoviq ka thënë se ajo që ka propozuar qeveria po funksionon.

Qeveria e Abazoviqit kohët e fundit mbeti pa mbështetjen e shumicës në parlament kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve bëri të ditur se Qeveria ka humbur mbështetjen e kësaj partie për shkak të, siç e gjykuan, “braktisjes së agjendës evropiane”.

Abazoviq është kritikuar më së shumti për pranimin e nënshkrimit të kontratës shtetërore me Kishën Ortodokse Serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa tornado godasin shtetin amerikan të Oklahomës

Disa tornado godasin shtetin amerikan të Oklahomës

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare të opozitës në Shqipëri

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare të opozitës në Shqipëri

Izraeli nis sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht zgjatjes së armëpushimit

Izraeli nis sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht zgjatjes së armëpushimit

Shqipëri: S’ka më pagesa me para “cash” në turizëm pas 30 majit

Shqipëri: S’ka më pagesa me para “cash” në turizëm pas 30 majit

Familjari i Afrim Bunjakut: Drejtësia do të jetë e plotë vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dënohen

Familjari i Afrim Bunjakut: Drejtësia do të jetë e plotë vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dënohen

​Osmani vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku: Sakrifica e tij, themel i shtetit të Kosovës

​Osmani vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku: Sakrifica e tij, themel i shtetit të Kosovës

Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek ‘Zonja e Vjetër’

Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek ‘Zonja e Vjetër’

Manuel Neuer pritet të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich

Manuel Neuer pritet të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich

Menaxheri i Muriqit, flet për të ardhmen e sulmuesit kosovar

Menaxheri i Muriqit, flet për të ardhmen e sulmuesit kosovar

Gjashtë ndeshje dënim për Prestiannin e Benficës

Gjashtë ndeshje dënim për Prestiannin e Benficës

​500 kërkesa për leje qëndrimi në veri, 70 të miratuara deri më tani

​500 kërkesa për leje qëndrimi në veri, 70 të miratuara deri më tani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën