TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Keqpërdorimi i mjeteve për libra-mbi 60 mijë € huq vitin e kaluar, sivjet MASHTI-i merr masa

Në vitin 2025, mbi 60 mijë euro kishin shkuar huq, pasi prindër të cilët pavarësisht se s’kishin përmbushur kriteret, kishin përfituar të holla nga subvencionimi i teksteve shkollore. Këtë vit, nga Ministria e Arsimit thonë se kanë ndërmarrë masat e nevojshme që një gjë e tillë të mos përsëritet.

by Doresa Geci
54 minuta ago
0 0
A A

Për vitin e katërt me radhë, nxënësit furnizohen me tekste shkollore përmes subvencionimit.

Por shpeshherë, mjetet të cilat i ndan Qeveria nuk shkojnë aty ku duhet.

Kjo dukuri ishte shprehur edhe vitin që lamë pas në një nga shkollat në kryeqytet.

“Zakonisht këto raste janë prezent te fëmijët e komuniteteve pakicë, të cilët me keqardhje e themi se për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, mjetet i kanë destinuar për diçka tjetër dhe janë ardh në shkollë pa libra dhe neve është dashtë prapë me ua bo një zgjidhje”, thotë Visar Osmani, drejtor i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë.

E madje në vitin 2025, një nga problematikat e evidentuara edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ishte përfitimi i të hollave nga prindër të cilët nuk i kishin përmbushur kriteret.

Kësisoj në bazë të raportit, mbi 60 mijë euro ishin ndarë për këta prindër të cilët kishin aplikuar për t’u blerë librat fëmijëve të tyre, anipse s’plotësonin kushtet.

Por këtë vit, nga Ministria e Arsimit thonë se kanë marrë të gjitha masat që të mos ketë raste të tilla.

“…ne kemi marrë masa dhe vetë procesi i subvencionimit, sistemi ka shkuar duke u përsosur vit pas vitit, ky është viti i katër i subvencionimit të teksteve shkollore dhe materialeve shkollore dhe është e pamundur që një nxënës që nuk vijon mësimin në sistemin arsimor të marrë të hollat për blerjen e librave, sepse vet verifikimi nga ana e koordinatorëve e ka shmangur më herët nëse ka pasur ndonjë rast që i ka marrë të hollat, nëse nuk ka qenë në sistemin arsimor”, bën të ditur drejtoresha e Departamentit për Arsim parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Mes tjerash, subvencionimi i teksteve shkollore vitin e kaluar, kishte krijuar edhe vonesa në furnizim.

“Në vitin e kaluar ne dimë që ka pas vonesa gjatë muajit shtator të disa titujve, në shkollën tonë ka pas vonesa të tre titujve që kanë munguar brenda muajit shtator, por ne i kemi zëvendësuar me tituj të vjetër derisa janë ardhur në treg tituj të ri. Këtë vit urojmë që ajo mos të përsëritet pasi në fund dëmi po u faturohet fëmijëve”, thotë Osmani.

Kjo dukuri ishte evidentuar edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.

“Kam frikë që do të ketë vonesa edhe këtë vit por mbase nuk do të jenë vonesa të gjata sikurse në vitet e kaluara që kalonte shtatori pa u furnizuar të gjithë nxënësit me libra. Kanë qenë të shqetësuar me vonesën që është bërë te një pjesë e nxënësve për t’u furnizuar me tekste shkollore, frika tjetër është që jo të gjithë prindërit mund të kenë xhirollogari dhe nëse nuk kanë të gjithë prindërit atëherë pa fajin e tyre do të mbesin pa rimbursim”, deklaron kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Megjithatë, nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se janë duke punuar që nxënësit, të jenë të pajisur me libra që më 1 shtator.

E që të mos ketë keqpërdorime, sipas MASHTI-t, nxënësit janë të obliguar që t’i kthejnë tekstet shkollore të padëmtuara ose t’i kompensojnë ato në rast se nuk janë ruajtur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Kërkohet dënim më i ashpër- Familja Hajdari i shpëtoi përpak përplasjes me një veturë

Kërkohet dënim më i ashpër- Familja Hajdari i shpëtoi përpak përplasjes me një veturë

Lojërat mesdhetare 2026-Prezantohet i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën

Lojërat mesdhetare 2026-Prezantohet i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën