Të paktën 36 persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu qytetin e Omishit në Kroaci, të enjten mbrëma.
Nga të lënduarit, 14 janë shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër është liruar pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Shtatë pacientë ndodhen në kujdes intensiv dhe janë në gjendje kritike.
Sipas medias kroate “Index”, ata kanë pësuar djegie të rënda.
Shumica e të lënduarve janë trajtuar për djegie, ndërsa disa të tjerë kanë pasur probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit.
Mediat kroate raportojnë se zjarri është përhapur gjatë natës në disa zona, duke detyruar evakuimin e qindra personave.
Zjarrfikësit janë përballur me flakët e mëdha, të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës.











