Policia e Kosovë ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënim ndaj deputetit, Ramush Haradinaj, pas kërkesës së Prokurorisë që të identifikohet i dyshuari dhe ndaj tij të merren veprime ligjore.
Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë”, ka njoftuar Ahemeti.
Prokuroria autorizon Policinë të identifikojë personin që dyshohet se kërcënoi Ramush Haradinajn




