Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri, i cili të enjten ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe më vonë vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”,thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./teve1.info/








