Sulmuesi Vedat Muriqi pritet ta bëjë debutimin zyrtar me fanellën e skuadrës së Fenerbahçes.
Muriqi është ftuar nga trajneri Ismail Kartal për ndeshjen e kthimit kundër Sturm Grazit, e cila i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kjo përballje luhet të mërkurën mbrëma në Austri kurse duelin e parë, të zhvilluar javën e shkuar në Turqi, e ka fituar Fenerbahçe me shifrat 2:0.
Muriqi ishte ftuar edhe për këtë ndeshje por nuk është inkuadruar për shkak se sapo ishte rikthyer nga lëndimi.
Këtë herë, Muriqi pritet të ketë minuta te Fenerbahçe për ta bërë debutimin e tij zyrtar me skuadrën turke.
Ai te Fenerbahçe u transferua gjatë kësaj vere nga skuadra e Mallorcas.










