Marshimi në ditën e 71-të e tubimit në Tiranë është zhvendosur përpara ambasadës serbe dhe asaj ukrainase.
Gjatë marshimit, protestuesit janë dëgjuar duke thirrur: “UÇK! UÇK! UÇK!”.
Këto thirrje vijnë një ditë pas takimit të Presidentit Zelensky me Vuçiçin, ku u shpreh se Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Për deklaratën e Zelenskyt ka reaguar dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se deklaratën e presidentit të Ukrainës të dhënë ne Beograd për mosnjohjen e Kosovës e “marrim me keqardhje”.
Ndërsa, në Prishtinë pas deklaratës së Zelenskyyt është hequr flamuri i vendosur në mbështetetje të Ukrainës.
Ndaj deklaratës së Zelenskyyt ka reaguar edhe Shqipëria./TCH/




