TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

by teve1
39 minuta ago
0
A A
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët që prej 11 ditësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Përmes një akti simbolik, me vendosjen e blloqeve të betonit përpara Kryeministrisë, ku ishte shkruar fjala “Dialog”, Rama u ka bërë sërish thirrje studentëve të ulen në bisedime, duke theksuar se mbetet i gatshëm të përballet me çdo palë që beson te dialogu dhe te zgjidhja demokratike e mosmarrëveshjeve.

Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë nënvizoi se ftesa për dialog është përsëritur vazhdimisht dhe se ai është i gatshëm të takohet me studentët në çdo kohë dhe në çdo vend, për të diskutuar mbi çështjet që lidhen me të ardhmen e vendit.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog e gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend, në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, mirëkuptim e ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta”, deklaroi Rama.

Megjithatë, kryeministri bëri dallimin mes kundërshtimit politik dhe asaj që e cilësoi si përdorim të forcës dhe dhunës, duke paralajmëruar se, sipas tij, veprimet që shkelin ligjin do të përballen me përgjegjësi ligjore.

“Kundërshtia me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisht dialogut, ballafaqimit të pikëpamjeve, sado të kundërta, dhe bashkëjetesës demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama vijoi deklaratën e tij me akuza ndaj personave që, sipas tij, po përpiqen të përdorin protestën studentore për qëllime të tjera politike.

Ai paralajmëroi gjithashtu ndjekje ligjore për çdo shkelje të konstatuar.

“Kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin e Antifës dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë dhe sipas shkallës së keqkuptimit të madh”, deklaroi Rama.

Kryeministri e cilësoi si të gabuar bindjen se një komuniteti të tërë mund t’i imponohet vullneti përmes dhunës, duke theksuar se përplasjet nuk mund të përcaktojnë drejtimin politik të vendit.

“Keqkuptim i madh ky, të mendosh se mund t’i imponohesh një komuniteti të tërë me gjuhën e gurit dhe zjarrit. Keqkuptim i madh që do të kthehet në mësim të rëndësishëm për këdo që besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë”, tha ai.

Rama u shpreh i bindur se Shqipëria do të vijojë rrugën e saj drejt integrimit europian, duke përmendur edhe figurat historike Ismail Qemali dhe Skënderbeu.

“Shqipëria do të vazhdojë drejt dhe do të çojë në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit e Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së, që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh”, theksoi kryeministri./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet 7 ballë në Tibet, të paktën 16 persona të vdekur

Tërmet 7 ballë në Tibet, të paktën 16 persona të vdekur

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Tërmet 7 ballë në Tibet, të paktën 16 persona të vdekur

Tërmet 7 ballë në Tibet, të paktën 16 persona të vdekur

Presidentja Shiroka-Pula merr letër urimi nga homologu austriak, Van der Bellen

Presidentja Shiroka-Pula merr letër urimi nga homologu austriak, Van der Bellen

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kosova gati për ndeshjet ndaj Estonisë

Kosova gati për ndeshjet ndaj Estonisë

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Basketboll, derbi në Prizren e Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën