TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

by teve1
1 orë ago
2 0
A A

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur e papërfunduar të enjten.

Vendimi për vazhdimin e seancës per sot është marrë nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

Në rendin e ditës janë zgjedhja e kryetarit dhe e pesë nënkryetarëve të Kuvendit, me çka synohet të përfundojë një pjesë e rëndësishme e procesit të konstituimit.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e seancës të shtunën është kundërshtuar nga partitë opozitare.

PDK, LDK dhe AAK kërkuan që seanca të vazhdonte të premten në mbrëmje, para përfundimit të afatit 30-ditor që, sipas tyre, lidhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Deputetë të këtyre tri partive u mblodhën të premten në ambientet e Kuvendit dhe pritën që seanca të vazhdonte.

Ata deklaruan se dyert e sallës ishin të mbyllura dhe se për këtë arsye nuk mund të zhvillohej seanca e kërkuar.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se grupi parlamentar e kishte njoftuar me kohë kryesuesin e seancës, Avni Dehari, dhe administratën e Kuvendit për kërkesën e tyre.

Sipas tij, vazhdimi i seancës duhej të bëhej para mesnatës, pasi atëherë përfundonte afati që opozita e konsideronte të përcaktuar nga Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kritikoi zhvillimet në Kuvend.

Ai tha se deputetët e partisë së tij kishin qenë të pranishëm për të treguar gatishmërinë për pjesëmarrje në seancën konstituive.

Hamza pretendoi se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit përbën shkelje të Kushtetutës dhe mosrespektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe LDK-ja.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha se LDK kishte kërkuar që seanca të mbahej deri në mesnatë, me qëllim të respektimit të afateve kushtetuese.

Sipas tij, partitë opozitare kishin pritur në Kuvend për vazhdimin e seancës, por kërkesa e tyre nuk ishte realizuar.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, reagoi ndaj akuzave të opozitës për shkelje kushtetuese.

Ai rikujtoi se edhe në vitin 2025 Kuvendi nuk ishte konstituuar brenda një periudhe të ngjashme pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas Muratit, në atë kohë tejkalimi i afatit nuk ishte konsideruar problem apo shkelje kushtetuese.

Ndryshe, përplasjet rreth afatit kushtetues janë vetëm një pjesë e krizës politike që ka përfshirë vendin.

Në prapavijë të situatës qëndron mungesa e një marrëveshjeje mes partive politike për formimin e institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli forcë e parë në zgjedhje dhe siguroi 53 mandate, ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka 18 deputetë.

Megjithatë, takimet mes liderit të LVV-së, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk kanë sjellë marrëveshje konkrete.

Një nga çështjet kryesore që ka penguar arritjen e marrëveshjes është posti i presidentit të Kosovës. LDK-ja ka kërkuar të ketë të drejtën për të propozuar kandidatin për president, ndërsa LVV-ja nuk është pajtuar me këtë kërkesë.

Kurti ka deklaruar se kërkesat e palëve janë të ndryshme dhe se ekziston një dallim i madh mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së.

Ai ka theksuar se LVV-ja është e gatshme të bashkëqeverisë me LDK-në dhe t’i ofrojë asaj poste institucionale, përfshirë pozitën e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri.

Abdixhiku, në anën tjetër, ka bërë të ditur se LDK-ja nuk e konsideron të mjaftueshme ofertën e deritanishme.

Sipas tij, partia kërkon të ketë rol në zgjedhjen e presidentit dhe pa një marrëveshje për këtë çështje nuk sheh hapësirë të madhe për vazhdimin e negociatave.

Ndërkohë, PDK dhe AAK kanë mbajtur qëndrim më të prerë, duke deklaruar se nuk duan të hyjnë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe se synojnë të qëndrojnë në opozitë.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, Kurti i ka dërguar një ofertë kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke propozuar që PDK-së t’i jepej posti i kryetarit të Kuvendit.

Në këmbim, sipas ofertës së raportuar, kërkohej që deputetët e PDK-së të qëndronin në sallë gjatë votimit për presidentin e Kosovës.

Megjithatë, deri në orët e para të së shtunës nuk është bërë e ditur ndonjë marrëveshje që do t’i jepte fund krizës politike.

Kurti ka nevojë për një marrëveshje politike për t’i shmangur edhe një palë zgjedhjesh të parakohshme parlamentare – që do të ishin të katërtat brenda dy vjetëve të fundit.

Ai i ka votat për Kuvendin dhe Qeverinë, por jo edhe për presidentin, për votimin e të cilit nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë.

Dështimi për ta arritur një marrëveshje për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Prishtinë

Kurti për incidentin në Kuvend: Nuk ankohem që hedhin vezë, ankohem që nuk dialogojnë

Kurti për incidentin në Kuvend: Nuk ankohem që hedhin vezë, ankohem që nuk dialogojnë

Kurti këmbëngul: Seanca konstiuive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve

Kurti këmbëngul: Seanca konstiuive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve

Kurti: Presidenti të jetë jashtë kësaj skene aktuale politike

Kurti: Presidenti të jetë jashtë kësaj skene aktuale politike

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Prishtinë

Kurti për incidentin në Kuvend: Nuk ankohem që hedhin vezë, ankohem që nuk dialogojnë

Kurti për incidentin në Kuvend: Nuk ankohem që hedhin vezë, ankohem që nuk dialogojnë

Kurti këmbëngul: Seanca konstiuive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve

Kurti këmbëngul: Seanca konstiuive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve

Kurti: Presidenti të jetë jashtë kësaj skene aktuale politike

Kurti: Presidenti të jetë jashtë kësaj skene aktuale politike

Hoxhaj: Kosova nga sot nuk është demokraci

Hoxhaj: Kosova nga sot nuk është demokraci

Infantinos i vjen mbështetja e madhe për mandatin e katërt

Infantino akuzohet se e pagoi të dashurën me fonde të UEFA-së

KFF Mitrovica mposht Ferencvaroshin, vazhdon në Europa Cup

KFF Mitrovica mposht Ferencvaroshin, vazhdon në Europa Cup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën